Kreu i Partisë së Lirirsë Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me strukturat partiake në Durrës.
Gjatë fjalës së tij, Meta hodhi akuza ndaj autoriteteve lokale se vjedhin fondet që duhet të përdoren për shërbimet ndaj komunitetit.
Sipas Ilir Metës, 28% e bashkisë së Durrësit ka shkuar për inceneratorin e Tiranës, ndërsa theksoi se 9 mln euro vidhen dhe shkojnë në offshore.
Sipas Ilir Metës, Durrësi është në shërbim të një pakice njerëzish, që sic tha ai janë uzurpatorë.
“Si nuk ka fonde për të rregulluar rrugët, kanalizimet?! ka sa të duash, por vidhen. Pak shi bie aty në qendër dhe bëhet Venecia, sepse lekët janë marrë po kanalizimet nuk janë bërë.
Si nuk paska lekë Durrësi. Me një dorë ka dhënë 28% të buxhetit vjetor të bashkisë për inceneratorët në Tiranë, Durrësi. 9 mln euro, 28% e gjithë buxhetit të bashkisë së Durrësit.
Po ç’behet me ato 9 mln euro, vidhen shkojnë të offshori në Holandë. Atje incenerator nuk ka, djegie nuk ndodh, atje groposje primitive.