Gjatë takimit me strukturat e partisë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar mbështetjen për kandidatin e opozitës për këtë bashki, Igli Carën.
Gjatë fjalës së tij Meta tha se jeta dhe siguria e qytetarëve janë në rrezik dhe sipas tij, vota për Igli Carën është votë kundër monizmit vendor në vend.
Ai mori si shembull tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019, ku sipas tij askush nuk mbajti përgjegjësi për ndërtesat e shembura dhe jetët e humbura.
“Unë kur vij në Durrës, ose vijë natën vonë ose në mëngjes nesër, pasi ngec në trafik. Ku janë parqet, ku janë hapsirat e gjelbërta. Durrësi është një qytet mijëravjeçar dhe është një krenari për gjithë rajonin. Erdhi momenti që t’i japim fund monizmit vendor. I kishin të gjitha 100 %. Ka ardhur njeri t’ju pyesë juve këtu te komuniteti juaj se çfarë doni të parën ju? Një arrogancë e jashtëzakonshme. 11 vite vetëm gënjeshtra dhe mashtrime. Vetëm hap thesin e mashtrimeve. Asnjë palë zgjedhje nuk ka fituar ai. Prandaj ka një tmerr të madh nga zgjedhjet që po vijnë. Se ja falën ata pushtetin vendor. Ne si Parti e Lirisë kemi Durrësin një prioritet shumë të madh. Rilindja kërkon t’ja zhbëjë edhe portin Durrësit. Kemi një ligj këtu për investimet publike. Të vijnë këtu e të pyesin komunitetin. Kush pyeti kë në Durrës për atë akt skandaloz të portit të Durrësit.
Bëjnë maqedonasit prej 15 vitesh zona të lira industriale. Edhe kanë eksporte edhe në Europën Perëndimore. Edhe kur e informojnë atë tjertrin për zonën industriale në njoftim thuhet ndodhemi 300 km larg Durrësit. Durrësi në Durrës dhe nuk ka asnjë zonë të lirë.
Të gjithë të votojmë Igli Carën. Të përkrahim PL-në që do të jetë një garante që paratë tuaja të shkojnë aty ku duhet. Durrësi ka nevojë për gjelbërim, parqe, ambiente social-kulturore. Unë besoj shumë se përfaqësuesit tanë do të mbrojnë pikërisht këto parime në Këshill. Ne duhet t’i japim forcë të rinjve që edhe ata ta ndiejnë që janë zotër të fatit të tyre. Dhe të mos ndihen të dëshpëruar për t’u larguar nga vendi. Pse qeveria e Kosovës ka mundësi që t’i japë studentëve 100 euro shtesë dhe këtu nuk ka. Pse i kanë ata pensionet 300 euro dhe ne në zonat urbane i kemi 120-150 euro dhe në zonat rurale nga 70 euro. Sepse Paratë shkojnë për offshoren në Holandë.
E keni parë atje në Ishëm se çfarë bëjet atje. Mirë që vajti Kontjana atje që denoncoi urën që ra dhe e rregulluan këta të bashkisë. Edhe 60 ditë edhe erdhi 14 maji. 20 vite të njëjtat histori po vijojnë. E dini ju edhe për tërmetin çfarë ndodhi. Mbajti përgjegjësi njeri për ndërtesat që vdiqën njerëz. Mos presim diçka më të rëndë për të treguar që jeta dhe siguria e njerëzve janë në rrezik. Ne do të arrijmë rezultat historik në 14 maj dhe Durrësi do të jetë ai i 2005”, u shpreh Meta.