Ndarja nga jeta e operatorit Tristan Sherifi ka dëshpëruar shumë miq e kolegë të tij gazetarë dhe operatorë në Durrës.
Për largimin e tij të parakohshëm nga jeta ka reaguar në rrjete sociale edhe Unioni i Gazetarëve Durrës/
“Lamtumirë Tristan Sherifi!
Një koleg dhe mik i mirë, që e deshi fort jetën dhe luftoi për të. Një betejë e gjatë dhe e vështirë me sëmundjen e rëndë, që për fat të keq nuk mundi ta fitojë.
Unioni i Gazetarëve Durrës i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Sherifi për humbjen e thellë dhe të parakohshëm të njeriut të dashur.
Do të kujtojmë gjithmonë të buzëqeshur, plot pozitivitet e energji!”,- shkruhet në postimin e UGD-së.





