Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara është takuar ditën e sotme me të rinjtë e qytetit.

Krahas fotove të shpërndara në rrjetet sociale, Cara shkruan se takimi i sotëm “do të pasohet me dhjetra të tjerë, duke u konkretizuar në vijimësi me projekte dhe vendimmarrje, për t’ju dhënë më të mirën, sepse Durrësi është shtëpia juaj!”.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Një bashkëbisedim mbresëlënës me të rinjtë, që treguan edhe një herë që e duan Durrësin dhe njohin çdo problematikë të tij.

Energjia rinore ishte kryefjala e këtij takimi, i cili do të pasohet nga dhjetra të tjerë, duke u konkretizuar në vijimësi me projekte dhe vendimmarrje, për t’ju dhënë më të mirën, sepse Durrësi është shtëpia juaj!

Bashkë fitojmë!