Imami i xhamisë së madhe të Durrësit, Ervin Qylafku ka uruar besimtarët myslimanë në prag të fillimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit.
I gjithë komuniteti mysliman po përgatitet për muajin e sakrificës.
Në mesazhin e tij drejtuar besimtarët myslimanë, imami Qylafku uron një muaj të begatë për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre.
“Agjërimi i muajit të Ramazanit është një nga adhurimet më të rëndësishme në islam. Në esencën e tij, ai përfaqëson solidarizimin me njerëzit në nevojë dhe të ndjerit atë që nuk ndjejnë njerëzit që janë të privuar nga të mirat e kësaj jete përgjatë gjithë vitit.
I uroj të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar muajin e Ramazanit, qoftë i bekuar dhe i begatë për të gjithë besimtarët dhe zoti i bekoftë familjet e tyre”,- tha imami Qylafku në një prononcim për “DurrësLajm”.