Durrësi i ka rezervuar një pritje entuziaste kreut demokrat, Sali Berisha.

Në qytetin bregdetar, tek Pallati i Sportit “Ramazan Njala” po prezantohet kandidatura e opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara.

Pallati i Sportit është mbushur plot. Ndërkohë shumë njerëz janë edhe jashtë godinës.

Durrësi qeveriset nga socialistët prej 23 vitesh.