Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Durrës për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara për këtë bashki.

Berisha deklaroi se Igli Cara të gjitha potencialet e mëdha të këtij qyteti të bekuar do t’i shndërrojë në shërbime për qytetarët e tij.

Sipas tij, më 14 maj në një mision historik durrsakët me Igli Carën në krye do rivendosin në Durrës pluralizmin e do i thonë ndal së keqes duke i ftuar të votojnë ndryshimin.

Në të njëjtën kohë ai theksoi se “14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës“.

“Ajo zonja që është përballë Igli Carës del nga sirtarët e Gjushit. Ajo ka një dyshe që është një nga dyshet më mafioze jo vetëm në Shqipëri, por edhe Ballkan dhe më gjerë.
Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Masimo Delanos, nxënësit e tij në Shqipëri.
Gjush, thuaj sa para nga taksat e shqiptarëve i ke dhënë McGonigalit?
Në respekt të qytetarëve të Durrësit, i ftoj mikut tim Igli Cara ta ftojë në debat, të marrë suflerët me vete, Gjushin dhe Çalën.
Këta nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare.
14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës”,-
tha ndër të tjera Berisha.