Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako shtroi mbrëmjen e sotme një darkë Iftari për myftininë e Durrësit si dhe për besimtarët myslimanë.

“Iftar me myftininë e Durrësit, besimtarët myslimanë që po agjerojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, përfaqësues të komuniteteve fetare, deputetë, personalitete të fushave të ndryshme.”, shkruan Sako në një postim në Facebook, ku ka ndarë edhe disa pamje nga ky iftar.

Postimi i plotë:

Iftar me myftininë e Durrësit, besimtarët myslimanë që po agjerojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, përfaqësues të komuniteteve fetare, deputetë, personalitete të fushave të ndryshme.

Muaji i madhërueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore.

Agjerim të lehtë e të pranuar.