Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka qenë mbrëmjen e djeshme duke inspektuar punën e ekipeve të bashkisë që po merren me vendosjen e ndriçimit LED.

Që nga viti i kaluar kur nisi të instalohej për herë të parë ndriçimi Led në rrugët e qytetit, janë rreth 16 akse rrugore në lagje të ndryshme të Durrësit që e kanë tashmë atë.

Objektivi I kryebashkiakes është vendosja e ndriçimit Led në të gjitha rrugët e bashkisë Durrës.

Sonte me skuadrën e Bashkisë në terren. Vijon puna për vendosjen e ndriçimit LED në të gjithë Bashkinë e Durrësit”,– shkruan kryebashkiakja në rrjete sociale.