Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka zhvilluar së bashku me kryeministrin Edi Rama një takim me përfaqësues të biznesit të madh në Durrës.
Sipas Sako, klima e biznesit është mjaft e mirë e këtë e dëshmon shtimi i konsiderueshëm i numrit të bizneseve të reja, plot 750 të tilla.
Prioritet i punës së autoriteteve vendore mbetet sektori i hoteleri turizmit.
“Me kryeministrin Edi Rama në një takim me përfaqësues të biznesit të madh në Durrës ku diskutuam për rritjen e pagës minimale por edhe çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me tregun e punës.
Në qytetin tonë ka një klimë mjaft të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe këtë e tregon fakti që këto tre vitet e fundit janë shtuar 750 biznese më shumë në Durrës.
Kërkesë në rritje ka edhe për sektorin hoteleri turizëm ku janë disa marka botërore hotelesh që kanë filluar aktivitetin dhe të tjera që po ndërtojnë infrastrukturën e tyre”, – shkruan në rrjete sociale kryebashkiakja Sako.