Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka mbjellë pemë ditën e sotme në lulishten e lagjes 17.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Në tre vitet e fundit kemi mbjellë 3650 pemë. Edhe mandatin tjetër do të vazhdojmë me intensitet punën për shtimin e hapësirave të gjelbëra dhe mbjelljen e mijëra pemëve të tjera.“
Postimi i plotë:
Vijojmë rrugëtimin e gjelbër drejt 14 Majit.
Duke mbjellë pemë në lulishten e lagjes 17. Në tre vitet e fundit kemi mbjellë 3650 pemë.
Edhe mandatin tjetër do të vazhdojmë me intensitet punën për shtimin e hapësirave të gjelbëra dhe mbjelljen e mijëra pemëve të tjera.