Kryebashkiakja e Durrësit është ndalur në takimin e radhës me punonjëse të biznesit fason në kuadër të takimeve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.
Sako shprehet se bashkia, ashtu si deri më sot, do të vijojë me politikat e saj mbështetëse në drejtim të rritjes së rolit të gruas jo vetëm në në zhvillimin e qytetit, por edhe të rritjes së mbështetjes sociale për këtë kategori, si dhe të promovimit të vlerave të tyre.
“Po kështu me mbështetjen e qeverisë shqiptare do të vazhdojmë punën në drejtim të transformimit të qytetit për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve pa dallim”, premtoi Sako ndër të tjera gjatë takimit të saj në biznesin fason, ku shoqërohej edhe nga deputeti Alban Xhelili.