Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, në një postim në rrjetet sociale ka treguar investimet që janë bërë në infrastrukturën rrugore në një nga akset rrugore me lëvizshmëri më të madhe, rruga Shijak-Durrës.

Postimi i plotë:

Kurrë më mbrapa.
Në aksin rrugor “Katër rrugët”- Rrashbull nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh. Një rrugë që pengonte lëvizjen e përditshme të banorëve dhe bizneseve, si një nga akset rrugore me lëvizshmëri më të madhe.

Vetëm përpara.
Me investimin e bërë nga Qeveria Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit kemi sistemuar dhe asfaltuar këtë aks rrugor që lehtëson lëvizjen e përditshme nga Shijaku në Durrës.