I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kandidati për postin e kryebashkiakut, Igli Cara ka zhvilluar një vizitë në Myftininë e Durrësit për të uruar Fiter Bajramin.
Ndërsa e quan Fiter Bajramin “simbol i sakrificës e solidaritetit”, Cara thotë se “Kjo ditë e shenjtë i jep një tjetër vlerë besimit, duke na motivuar të jemi pranë njëri-tjetrit, jo vetëm në gëzime dhe festa!”.
Postimi i plotë:
Gëzuar Fitër Bajramin!
Me urimin që të sjellë shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja!
Të besosh, të falësh, të dhurosh!
Ky është Fitër Bajrami!
Simbol i sakrificës e solidaritetit!
Kjo ditë e shenjtë i jep një tjetër vlerë besimit, duke na motivuar të jemi pranë njëri-tjetrit, jo vetëm në gëzime dhe festa!
Përzemërsisht, gëzuar!