Igli Cara është i hapur për përballje publike me rivalen Emiriana Sako.

Në një bisedë telefonike me “DurrësLajm”, kandidati i PD-së për postin e kryebashkiakut në zgjedhjet e 14 majit deklaroi se është i gatshëm ta zhvillojë këtë përballje publike, në çdo kohë që kandidatja nga radhët e PS-së të dëshirojë.

Sipas Carës, ai i është përgjigjur pozitivisht ftesës së CSDC Durrës, pjesë e Rrjetit POP, për të qenë i pranishëm në Forumin Publik me kandidaten rivale, por refuzimi ka ardhur nga kjo e fundit.

“Zonja Sako refuzon, ndërsa unë kam qenë i hapur për të marrë pjesë në Forumin Publik në cilëndo ditë dhe orë që do të vendosej organizimi i tij”,– tha Cara.

Përballja e fundit publike mes kandidatëve për postin e kryebashkiakut të Durrësit ka ndodhur në zgjedhjet lokale të vitit 2019, kur kandidonin Valbona Sako dhe Valbona Sakollari.