Në vijim të takimeve të fushatës elektorale, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Igli Cara është ndalur në lagjen nr.15 të Durrësit.

Duke ndarë fotot nga takimet me banorët, Cara thotë se tek secili prej tyre ndjen “dëshirën për ndryshim dhe shpresën e besimin për një qeverisje që punon për interesin e tyre dhe jo për vete”.

Postimi i plotë:

Në çdo rrugë e rrugicë në Spitallë shoh dhe prek nevojën urgjente për vëmendje dhe zgjidhje të problemeve të panumërta. Me çdo banor që takohem ndaj dëshirën për ndryshim dhe shpresën e besimin për një qeverisje që punon për interesin e tyre dhe jo për vete. Në 14 maj, bashkë bëjmë ndryshimin. Qyteti je ti!