Kandidati për kryetar bashkie për Durrësin, Igli Cara, ka zhvilluar një takim me banorët e Rrashbullit, për të dëgjuar nga afër problematikat që shqetësojnë këtë komunitet.

Cara shprehet se mbetjet janë të pranishme kudo në zonë, ndërsa rruga e amortizuar është bërë pengesë për aktivitetin e tyre të përditshëm, teksa e shoqëron postimin e tij dhe me disa fotografi që tregojnë gjendjen konkrete.

“Banorët e Rrashbullit e dinë që të paguash taksat rregullisht nuk mjafton, për të marrë shërbime nga Bashkia e Durrësit. Më 14 maj, bashkë bëjmë ndryshimin! Bashkia e Durrësit do të jetë një derë e hapur për të gjithë! Në të njëjtën kohë në njësitë administrative do të ketë investime të dedikuara, që do të përmirësojnë jetën e çdo familjeje!”, shkruan Cara.