Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako po negociojnë për të sjellë në Durrës një Shkollë Futbolli për fëmijët dhe një Akademi Futbolli për të rinjtë, të cilat i përkasin një klubi të njohur europian.
Lajmin e bën të ditur kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka hapur një konkurs për ndjekësit e tij, të cilët duhet të komentojnë emrin e klubit në fjalë dhe 11 fituesit do të marrin një bluzë të firmosur nga lojtari i tyre i preferuar.
“KONKURS Së bashku me Anin, kryetaren e Bashkisë së Durrësit, po negociojmë marrëveshjen për ardhjen në Durrës të një Shkolle Futbolli për fëmijët dhe një Akademie Futbolli për të rinjtë, të cilat i përkasin një klubi prestigjioz europia
Me emrat e atyre ndër ju që do ta gjejnë për cilin klub bëhet fjalë, do të hidhet një short ku 11 fituesit do të marrin një bluzë të firmosur nga lojtari i tyre i preferuar
Komentoni dhe lini një numër kontakti për të qenë pjesë e shortit nëse dëshironi. Konkursi mbyllet nesër në orën 22:00″, shkruan Rama.