Agron Duka në një intervistë për gazetën “Panorama”, komentoi kandidaturën e Igli Carës për Durrësin. Ai u shpreh ndër të tjera se e vlerëson si një kandidaturë që ka peshë elektorale në Durrës.
Kreu i PAA-së është i sigurt se opozita më 14 maj do të ndryshojë ekuilibrat politikë në mënyrë të veçantë në tri qytetet e mëdha, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
“Siç mund ta keni ndjekur, unë bashkë me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste kemi mbështetur Igli Carën qysh në momentet e para të daljes së tij si kandidat, pra, shumë kohë përpara se sondazhet t’i jepnin atij atë peshë që unë di që ka tek elektorati i Durrësit.
Tani që na ndajnë pak javë nga dita e zgjedhjeve, jemi edhe më të bindur për suksesin e Carës sepse me urtësi arriti të thurë një rrjet marrëdhëniesh me gjithë faktorët opozitarë të Durrësit, duke pasur parasysh klimën brenda opozitës, kjo është një vepër jo e vogël, tregues e një politikani që di të ndërtojë ura bashkëpunimi të dobishme për ta drejtuar Durrësin jashtë stanjacionit, në të cilin ndodhet.
Ka personalitetin, pjekurinë dhe ndershmërinë që i duhen qytetit për të çelur një kapitull të ri pas 23 vitesh përqendrimi të pushtetit në fare pak duar”, tha ajo.