Tashmë që fushata elektorale është në kulmin e saj, nuk kanë sesi të mungojnë edhe memet.

Një nga memet më të fundit të realizuara është ajo ku ironizohet slogani i PS në këto zgjedhje “Kurrë mbrapa, vetëm përpara”.

Në meme shfaqen Vangjush Dako, Edi Rama dhe Emiriana Sako në pjesën e parë të sloganit, ndërsa Igli Cara në pjesën e dytë, duke dhënë të kuptohet se është ai kandidati që duhet votuar nga qytetarët e Durrësit.

Një ditë më parë ishte kryeministri Rama që e përmendi Carën gjatë fjalës së tij duke e konsideruar djalë të mirë, por që nuk kishte motër për të martuar me të.