Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako shprehet se tre rrugë janë shtruar së fundmi me asfalt në Durrës, përkatësisht rrugët “Marseja” dhe “Napoli” në Shkozet dhe rruga “Hideve” në njësinë administrative Rrashbull.

Sako shkruan në rrjetete sociale se “Të gjitha këto ndërhyrje rehabilituese i shërbejnë qytetarëve dhe lehtësojnë përditshmërinë e tyre.”

Postimi i plotë:

Vijon puna për rehabilitimin e rrugëve dhe hapësirave publike në brendësi të lagjeve të qytetit por edhe në njësitë administrative.

Sapo ka përfunduar asfaltimi i rrugëve “Marseja” dhe “Napoli” në Shkozet dhe rruga “Hideve” në njësinë administrative Rrashbull.

Të gjitha këto ndërhyrje rehabilituese i shërbejnë qytetarëve dhe lehtësojnë përditshmërinë e tyre.