Aleatët dhe partnerët e NATO-s kanë dorëzuar pothuajse të gjitha automjetet e luftarake në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se më shumë se 98 % e mjeteve tashmë i janë dorëzuar Ukrainës.

Gjithashtu ai vuri në dukje se NATO ka trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase.

“Më shumë se 98 për qind e mjeteve luftarake të premtuara Ukrainës, tashmë i janë dorëzuar. Kjo do të thotë më shumë se 1550 automjete të blinduara, 230 tanke dhe pajisje të tjera, duke përfshirë sasi të mëdha municionesh,” tha Stoltenberg gjatë një takimi me gazetarët në selinë e NATO-s në Bruksel.