Reperi i njohur Pras Michel u shpall fajtor në gjykatën federale në Uashington për 10 akuza penale në lidhje me një komplot ndërkombëtar kundër qeverisë amerikane.
Fituesi i Grammy akuzohet për komplot, pasi ka tentuar të ndihmojë një biznesmen malajzian Jho Loë dhe qeverinë kineze të kenë akses tek zyrtarët amerikanë, përfshirë ish-presidentët Barack Obama dhe Donald Trump.
Prokurorët amerikanë thanë se Michel kishte marrë më shumë se 100 milionë dollarë (80 milionë £) nga miliarderi malajzian Jho Loë, të cilat u përdorën në dy përpjekje për të ndikuar në politikën amerikane. Për 10 akuzuat penale, ai rrezikon që të dënohet me 20 vidte burg.
Muzikanti fitues i Grammy-t u akuzua se kishte sjellë “influencë sekrete, të paligjshme dhe të huaj” gjatë administratave të Barack Obamës dhe Donald Trump, midis 2012 dhe 2017.