Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara është takuar me banorët e ish-Kënetës në Durrës.
Cara shprehet se ndotja mjedisore në këtë zonë rrezikon jetën e familjeve që jetojnë këtu, por dhe të të gjithë banorëve të Durrësit.
“Eshtë detyrë e Bashkisë së Durrësit që taksat dhe tarifat vendore, t’i kthejë në shërbime për çdo familje në çdo zonë të qytetit!”, shkruan Cara ndër të tjera.
Postimi i plotë në “Facebook”:
Pa rrugë dhe rrethuar nga ujërat e zeza!
Kjo është situata alarmante prej vitesh në ish Kënetë, një nga zonat ku mungesa e investimeve është e vetmja përgjigje konkrete për banorët.
Niveli i lartë i ndotjes mjedisore mbizotëron, duke rrezikuar jetën e familjeve që jetojnë këtu, por dhe të të gjithë banorëve të Durrësit.
Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!
Investime, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së banorëve. Eshtë detyrë e Bashkisë së Durrësit që taksat dhe tarifat vendore, t’i kthejë në shërbime për çdo familje në çdo zonë të qytetit!
Qyteti je ti!