Të paktën 37 persona u shpëtuan pasi një varkë me turistë u mbyt në veri të Egjiptit në Detin e Kuq, tha ushtria egjiptiane.

“Marina egjiptiane arriti të shpëtojë 37 persona të kombësive të ndryshme në bordin e një varke turistike pasi ajo u përmbys”, tha në një deklaratë zëdhënësi ushtarak egjiptian Gharib Abdel Hafez.

“Varka kishte 14 anglezë, tre gjermanë, katër belgë, tre spanjollë, një irlandez dhe një zviceran në bord, përveç 11 egjiptianëve në mesin e ekuipazhit dhe zhytësve”, shtoi ai.

Ai tha se pasagjerët e shpëtuar morën kujdes mjekësor pas mbërritjes së tyre në bazën detare të Detit të Kuq.

Abdel Hafez nuk dha detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të pasagjerëve.

Bregdeti i Detit të Kuq përfshin një numër vendpushimesh dhe dëshmojnë lundrime të vazhdueshme që tërheqin turistët që vijnë në Egjipt.