Arbana shpalosi disa prej projekteve të cilat do të zhvillohen në mandatin e dytë të tij të cilat përfshijnë në veçanti disa prej fshatrave të Shijakut si pjesë e projektit “100 fshatrat turistike”, duke sjellë një zhvillim për zonën dhe agroturizmin.

“Kemi një plan, kemi një ide, në bashkëpunim me Ambasadën Zviceriane, ne do bëjmë ç’është më e mira që ne të kemi një qytet akoma më të pastër. Kemi disa projekte madhore. Bashkia e Shijakut është përfitues i “100 fshatrave turistike” dhe kemi përfituar dy projekte.”

Ndër të tjera, Arbana u shpreh se dy shtyllat e tij kryesore në punën e tij janë besimi në Zot dhe familja. Duke patur këto të dyja, do të mund të eci vetëm përpara.

“Unë jam një familjar, madje në çdo takim dal me bashkëshorten time. Unë jam një familjar i rregullt, dy shtyllat e mija kryesore janë besimi në Zot dhe familja, por unë mendoj që duke i patur këto gjëra, duke patur besimin në Zot dhe familjen, ne ecim përpara dhe kështu do të ecim të gjithë përpara.”