Kryebashkiakja Emiriana Sako dhe njëherësh kandidate në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Durrës, ka vijuar me takimet në fasoneritë e Durrësit, për të takuar nga afër gratë dhe vajzat që punojnë aty çdo ditë.

Sako thotë se ka bashkëbiseduar mbi projektet e realizuara në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës në çdo pjesë të territorit të Bashkisë së Durrësit, si dhe punën e deritanishme për ofrimin e shërbimeve sociale.

“Ndërkohë që i njoha dhe me programin e mandatit të ardhshëm, nëpërmjet të cilit synojmë të përmirësojmë edhe më tej jetën e qytetarëve tanë.

Gratë janë forcë e madhe dhe mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për realizimin e detyrave tona sot dhe në vijim, për Durrësin, shtëpinë tonë të përbashkët!”, shkruan Sako.