Igli Cara vijon me takimet e tij në lagje e zona të ndryshme të Durrësit në kuadër të fushatës elektorale.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit ka shtrënguar duart me bashkëqytetarë në lagjen numër 6 të Durrësit.

“Ndryshimi nuk është vetëm dëshirë, por domosdoshmëri! Ky është mesazhi, në çdo takim, në çdo bashkëbisedim, në çdo shtrëngim duarsh e përqafim. Për Durrësin tonë, për familjen, për të ardhmen! Qyteti je ti!”, shprehet Cara.