Këtë të enjte kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Igli Cara ka takuar disa sportistë dhe sportdashës të Durrësit.
Teksa ka ndarë foto nga takimi me ta, Cara thotë se “janë dhjetra sportistë të talentuar të disiplinave të ndryshme, që në mungesë të mbështetjes së Bashkisë së Durrësit, përballen me vështirësi të shumta në vijimësi, pavarësisht përfaqësimit dinjitoz dhe rezultate të arritura, në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare“.
Postimi i plotë:
Mbështetje e plotë për sportin, që gjatë gjithë këtyre viteve është lënë në hije. Janë dhjetra sportistë të talentuar të disiplinave të ndryshme, që në mungesë të mbështetjes së Bashkisë së Durrësit, përballen me vështirësi të shumta në vijimësi, pavarësisht përfaqësimit dinjitoz dhe rezultate të arritura, në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Bashkë bëjmë ndryshimin! Qyteti je ti!