Kandidati i PD pë bashkinë e Durrësit, Igli Cara, është takuar me tregtarë të tregut industrial, që po përballen kohët e fundit me rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse për shkak të angazhimit masiv të të rinjve.

Në biseda me ta ai shprehet optimist, se gjërat do të ndryshojnë pas 14 majit.

Statusi i plotë i Igli Carës:

Me sytë nga e ardhmja dhe besimin që bashkë bëjmë ndryshimin!Shpresa e këtyre nënave që sakrifikojnë prej vitesh është sfida jonë e përbashkët, për t’i rikthyer të rinjtë nga emigrimi, për të punuar e jetuar pranë familjeve të tyre.Pamundësia ekonomike është emëruesi i përbashkët në tregun industrial të qytetit, ku ka pak konsumatorë dhe shumë qepena të mbyllur. Besimplotë që pas 14 Majit, do t’i japim frymëmarrje ekonomisë së vogël familjare, duke zhvilluar hap pas hapi Durrësin, familjen tonë të madhe.Qyteti je ti!