“5 Maji është një datë domethënëse në historinë tonë kombëtare, që njihet si Dita e Dëshmorëve.” Kështu shprehet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit Igli Cara.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Cara shkruan se qasja ndaj historisë pas 14 majit do të ndryshojë duke o konkretizuar në “Parkun e Kujtesës”, që sipas tij do të lidhë vende dhe ngjarje të rëndësishme së historisë të qytetit.

Postimi i plotë:

5 Maji është një datë domethënëse në historinë tonë kombëtare, që njihet si Dita e Dëshmorëve. Reflektim dhe kujtesë!

Kjo është qasja ndaj historisë, që pas 14 Majit do të konkretizohet në “Parkun e Kujtesës”, që do të lidhë vende dhe ngjarje të rëndësishme së historisë të qytetit.

Bashkë bëjmë ndryshimin!

Qyteti je ti!