Nëse do të zgjidhet sërish kryebashkiake e Durrêsit, Emiriana Sako premton rikonstruksionin e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Në programin kulturor për mandatin 4-vjeçar, kandidatja e PS ka përfshirë kthimin e godinës në qendër të Durrësit në një godinë shumëfunksionale dhe inovative.

Në një postim në rrjete sociale, Sako prezanton përmes fotove pamjen që do të marrin sallat e Qendrës Kulturore pas rikonstruksionit të plotë.

Postimi i Sakos:

tonë të Kulturës, rikonstruksioni i Teatrit “Aleksandër Moisiu”, zë një vend të veçantë.

🟣Do të kemi një ndërtesë shumëfunksionale dhe inovative, e cila do t’i përgjigjet dëshirave dhe nevojave të artistëve dhe komunitetit, pa ndryshuar identitetin dhe vlerat historike të objektit aktual.

✅Projekti synon rritjen e kapacitetit të sallës kryesore si dhe t’u krijojë akses personave me aftësi të kufizuar. Durrësi dhe qytetarët e tij meritojnë një teatër dinjitoz, si vetë dashuria dhe mbështetja që kanë për artin dhe kulturën në tërësi