Në Katundin e Ri, ndryshimi është domosdoshmëri, si kudo në Durrës.

Kështu shprehet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara.

Sipas Carës, problematikat e shumta dhe mungesa e investimeve e kanë reduktuar ndjeshëm numrin e banorëve dhe bashkë do ta ndryshojnë këtë realitet.

“Rikthimi i shërbimeve në zonë është hapi i parë konkret, për këto familje, që do të shoqërohet me investime në infrastrukturë dhe mbështetje për fermerët.

Projekte të dedikuara për çdo njësi administrative, që do të përfshijnë çdo sektor.

Më 14 maj, bashkë për ndryshim! Qyteti je ti!”, thotë Cara.