Kryebashkiakja dhe njëherësh kandidatja për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 Majit, Emiriana Sako, ka publikuar në faqen e saj zyrtare spotin e fushatës ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama.
Sako thekson se “Këtu në Durrës bashkë me Edi Ramën, po ndërtojmë portin e ri turistik, portin e ri tregtar, hekurudhën e re, si dhe shëtitoren e shumëpritur të plazhit e plot të tjera”.
Rama thotë: “Për ta bërë Durrësin dhe Shqipërinë që duam, ne na duhen drejtues të aftë, njerëz të përkushtuar si Emiriana Sako, ndërkohë që dy hije të së kaluarës me maskat e tyre në çdo bashki, kërkojnë të na kthejnë mbrapa.”