Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, kandidati i koalicionit “Bashkë” Fitojmë për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara shfaqet gjatë takimeve që ka zhvilluar me banorët e Durrësit dhe kërkon votën e tyre, të bëhen bashkë për të sjellë ndryshimin më 14 maj.

Cara thotë se “Në jetën time kam kaluar shumë dallgë e vështirësi, që më kanë mësuar të përballem, të përshtatem, të ndryshoj. Jo gjithmonë është e lehtë të ndryshosh. Ndonjëherë na pengon frika ndaj së panjohurës. Por vetëm ndryshimi na rrit si njerëz duke na dhënë mundësinë të ngihemi mbi gabimet e së shkuarës dhe të besojmë në të ardhmen.”

“Të qenit i ndershëm është për mua një zgjedhje pa kompromis! Por, i vetëm nuk mundem! Më 14 Maj, të bëhemi bashkë, për Durrësin; për familjen; për të ardhmen; për një qeverisje të drejtë dhe të ndershme! Bashkë ja dalim! Qyteti je ti!”, shkruan Cara.