Në sheshin “Liria” të Durrësit po bëhen përgatitjet e fundit për takimin përmbyllës të PS-së, i cili pritet të nisë në orën 18.30.

Në sheshin qendror të qytetit bregdetar do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, njëkohësisht deputet i Durrësit, së bashku me kandidaten Emiriana Sako.

Socialistët zgjodhën ta mbyllin në Durrës fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, ndryshe nga koalicioni “Bashkë fitojmë” që takimin përmbyllës e kanë në kryeqytet me kandidatin Belind Këlliçi.