Kryeministri Edi Rama ka qenë në Durrës, ku ka mbyllur edhe fushatën në këtë bashki për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai ka treguar se ka pasur debate të forta brenda Partisë Socialiste për vendin se ku do të mbyllej fushata e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se ai kishte zgjedhur qytetatin bregdetar, por shumë të tjerë kishin pasur mendime ndryshe dhe kjo kishte sjellë debat.

“Patëm disa debate me grupin e PS-së kur u thashë që kjo maratonë do ta ketë stacionin e fundit në qendrën e Durrësit. E merrni me mend se çfarë kanë thënë ata që donin të bëhej në Tiranë, Vlorë e Fier.

Duke qenë se s’do bëhej në Tiranë, ata mendonin se duke u bërë atje, do kishte më shumë njerëz se në Durrës. Të gjithë mendojnë se durrsakët nuk janë dhe aq të takimeve përmbyllës, kur në fakt i vihet qershia mbi torte”, tha Rama.

Lexo edhe: