Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit Igli Cara, i është drejtuar Qendrës së Votimit duke pritur në radhë për të votuar.

Cara shoqërohej nga bashkëshortja, djali dhe vajza e tij.

Në përfundim të votimit, Cara u shpreh se pavarësisht problematikave të vërejtura dhe presioneve nga funksionarët e shtetit, në Durrës, nga nesër nis ndryshimi.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Kjo është një ditë e rëndësishme për Durrësin. Të mos stepen, pavarësisht se ka edhe momente jo të mira. Jam optimist që bashkë me qytetarët do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur. Data 15 do të jetë datë e fitores së madhe për të gjithë durrsakët. Presionet, nuk e frenojnë aspak ndryshimin që do të vijë në datë 15. Votimi do të jetë i sigurt, i fshehtë dhe mbi të gjitha do të jetë i mirë për ta dhe për Durrësin”, u shpreh Cara.