Kanë mbërritur kutitë e para të votimit pranë KZAZ-ve të Durrësit. Pamjet që shihni në videon e mëposhtme vijnë nga KZAZ-ja nr.23, pranë palestrës së shkollës artistike “Jan Kukuzeli”.
Në këtë KZAZ përfshihen qendrat e votimit të lagjeve kryesore të qytetit bregdetar.
Procesi i dërgimit të kutive po vijon normalisht, ndërsa kanë nisur të krijohen rradhët e para për shkak të fluksit te anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit.





