Vijon procesi i numërimit në bashkinë e Shijakut. Nga 54 QV, janë numëruar deri më tani 33 QV, ku kryeson kandidati i PS-së Elton Arbana me një diferencë të thellë prej 3485 votash kundrejt rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rezeart Tusha.
Deri në këto momente janë 6156 vota për Arbanën dhe 2671 vota për kandidatin Tusha.
REZULTATET AKTUALE DERI NË ORËN 10:25
Janë numëruar 33 QV nga 54 në total
Elton Arbana (PS) – 6156 vota 69.74 %
Rezeart Tusha (BF) 2671 vota – 30.26 %
Vota të pavlefshme – 256 vota