Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka reaguar pas përfundimit të numërimit kutive të votimit, ku fitoi bindshëm ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Carës.

Në rrjetet sociale, Sako shprehet mirënjohëse ndaj qytetarëve të Durrësit, kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

Kryebashkiakja shkruan se “Si qytetare e parë e Durrësit do i shërbej të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, por me vullnetin e mirë për ta bërë Durrësin qytet më të mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë!”

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT DURRËSI

💜💜💜Falenderoj nga zemra të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin që më dhanë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit tonë drejt një qyteti turistik evropian.Mirënjohja shkon për çdo qytetar të Bashkisë sonë që foli nëpërmjet votës, duke nisur nga Ishmi, Manza, Katundi i Ri, Sukthi, Rrashbulli e çdo lagje të Durrësit!

Mbështetja juaj më vë para përgjegjësisë për të punuar shumë më shumë, për shtëpinë tonë të përbashkët!

Falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste, që me super strukturat organizative, realizoi një proces model.Sot është një ditë e veçantë për Durrësin dhe qytetarët e tij që zgjodhën projektet madhore të zhvillimit për realizimin e të cilave do të fillojmë menjëherë nga puna.

Si qytetare e parë e Durrësit do i shërbej të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, por me vullnetin e mirë për ta bërë Durrësin qytet më të mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë!