Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mançini, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është komunikuar nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit), e cila bëri të ditur se trajneri i “axurrëve” është asimptomatik dhe i izoluar në shtëpinë e tij.
“Është plotësisht asimptomatik. Në përputhje me dispozitat në fuqi, trajneri “axurr” është vetizoluar në shtëpinë e tij, në Romë. FIGC ka njoftuar menjëherë autoritetet shëndetësore lokale, që kanë kompetencën territoriale për këtë rast. Trajneri do të bashkohet me ekipin kombëtar në Koverçiano, pasi të përfundojë protokollet e UEFA-s.”
Italia ka programuar tri përballje në muajin nëntor: miqësoren kundër Estonisë, në Firenze (11 nëntor) dhe ndeshjet e turit të pestë dhe të gjashtë të Nations League kundër Polonisë, në Rexhio Emilia (15 nëntor), dhe kundër Bosnjë Hercegovinës në Sarajevë (18 nëntor).





