Deputeti i Durrësit, Jurgis Çyrbja ka ndjekur nga afër punimet në Fushë-Draç, aty ku po ndërtohet një urë e re më e fortë, më e sigurt dhe më funksionale.
Çyrbja thotë se kjo është një punë intensive për t’iu ardhur në ndihmë banorëve, të cilët nuk do të hasin më probleme në këtë zonë, duke parandaluar kështu çdo të papritur gjatë sezonit të dimrit me reshje të dendura shiu.