Një adoleshent i njohur për videot e tij humoristike në TikTok dhe YouTube është arrestuar pasi një video e bërë virale në rrjete sociale tregonte kur ai hynte në shtëpinë e një familjeje pa marrë leje.
18-vjeçari u identifikua dhe u ndalua mbrëmjen e djeshme pas një hetimi për pamjet në rrjetet sociale, ku shkruhej:
“Hyrja në shtëpi të rastësishme”.
Video tregonte dy të rinj që po afroheshin dhe po hynin në një shtëpi në Hackney, në lindje të Londrës pa lejen e pronarëve.
Personi që filmon shihet duke ecur nëpër një kopsht dhe përmes derës së përparme ndërkohë që nga ana tjetër një grua e alarmuar pyet se çfarë po bën.
Ajo dëgjohet duke thirrur partnerin e saj, i cili përpiqet të largojë dy adoleshentët dhe thotë:
“Ne kemi fëmijë”.
18-vjeçari filmon veten shkurtimisht ulur në divanin e familjes përpara se të largohet përfundimisht.
Scotland Yard tha më parë se besonte se përmbajtja e videos mund të përbënte një shkelje. Pamjet dhe sjellja shkaktuan “shqetësim të gjerë” në komunitetin në Stoke Neëington.
“Një numër i këtyre videove u prodhuan, duke ndikuar në shumë njerëz të ndryshëm dhe hetimi ynë mbetet në vazhdim, ndërsa ne kërkojmë të ndërtojmë një pamje të fortë si të aktivitetit të paraqitur në pamjet ashtu edhe të ndikimit në publik” tha policia.