Gjermania do të blejnë 18 tanke të llojit Leopard 2 dhe 12 obusë vetëlëvizës, për të rimbushur rezervat, pasi ky shtet i dha armë të tilla Ukrainës.

Kështu tha për Reuters një anëtar i Komitetit parlamentar për buxhet, që miraton blerjet e armëve të reja.

Vlera për 18 tanke do të jetë 525.6 milionë euro, ndërkaq për obusët, Gjermania do të shpenzojë 190.7 milionë euro. Këto armë pritet të dërgohen në Gjermani të paktën deri në vitin 2026, sipas dokumentit të Ministrisë së Financave që pritet t’i dërgohet Parlamentit gjerman.

Në blerjen e re të armëve përfshihet edhe mundësia e blerjes së 105 tankeve të tjera, për rreth 2.9 miliardë euro.