Në kuadër të turit të inspektimeve nëpër pikat kufitare, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro është ndaluar ditën e sotme në portin e Durrësit, e cila shoqërohet nga kryetarja e bashkisë Emiriana Sako.

Kryebashkiakja Sako shprehte përmes një postimi në rrjetet sociale se këtë vit pritet fluks rekord të turistëve. Krahas videos, Sako shkruan se këtë vit në portin e Durrësit do të kemi një risi siç është “TEA” – Tourism Events of Albania një aplikacion që do t’u shërbejë vizitorëve si udhërrëfyes dhe kalendar turistik për aktivitetet e verës.

Postimi i plotë:

Porti i Durrësit – Ku këtë vit presim flukse rekord turistësh, ndaj të gjitha institucionet janë në koordinim për t’i mikpritur denjësisisht, këtë vit edhe me një risi siç është “TEA” – Tourism Events of Albania një aplikacion që do t’u shërbejë vizitorëve si udhërrëfyes dhe kalendar turistik për aktivitetet e verës

*Nga turi inspektues i Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në pikat kufitare