Nëse e diela është ditë pushimi për shumë nga politikanët tanë dhe kalohet pranë familjes apo në bregdet, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për deputetin e Durrësit Jurgis Çyrbja. Ai nuk ndalet asnjë fundjavë, por zgjedh banorët dhe bizneset lokale të fshatrave të Durrësit, për t’i vizituar dhe për të dëgjuar nga afër çdo problematikë që i shqetëson.

Sot, Çyrbja ka qenë në Draç dhe në Shkafane, për të qenë më pranë bizneseve dhe njerëzve të punës!

Në Draç, deputeti është takuar me Latif Dodën, kryetarin e Shoqatës së Peshkimit “Rodoni” .

Peshkimi në këtë zonë ka qenë tradicionalisht një zanat i trashëguar ndër breza. Ndaj dhe me ndërtimin e molit të ri të peshkimit, puna e peshkatarëve do të lehtësohet ndjeshëm duke rritur gjithashtu dhe prodhimin vendas. Me përkushtimin e padiskutueshëm për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të punës së palodhur, të kësaj zone të bekuar nga natyra!”, thekson deputeti në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa në Shkafane, Çyrbja u takua me Klodian Kërtushën i cili prej vitesh tregton mjete pune dhe hidrosanitare, ku fokus i bisedës miqësore ishte biznesi i tij dhe prespektivat e ndryshme për zhvillimin e mëtejshëm.

Deputeti Çyrbja shprehet se çdo biznes i cili i jep frymë ekonomisë në zonat periferike të Durrësit, do të ketë vëmendje maksimale.