Përfundon rindërtimi i urës së re në Fushë-Draç të Ishmit, e cila u shemb pak muaj më parë, duke gëzuar kështu grupin e banorëve të kësaj zone që e shfrytëzojnë urën çdo ditë për nevoja jetike.

I pranishëm sot në zonë ishte sërish deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja, i cili na dëshmon me këto pamje urën e re. 29 ditë më parë, Çyrbja ndoqi nga afër punimet për rindërtimin e urës dhe këtë të enjte u rikthye për të vizituar së bashku me banorët urën e re, të cilët nga ana e tyre e falënderojnë për premtimet e mbajtura dhe punën e palodhur.

Përqafimet e përzemërta të komunitetit janë frymëzimi për të ecur vetëm përpara”, shprehet deputeti krahas fotove me banorët.

FOTO: Ura e Fushë-Draçit si ishte dhe si është rindërtuar

Inspektimi i deputetit nuk ndalet vetëm në Fushë-Draç, por edhe në lagjen e re të Lalzit, ku po ndërtohen shtëpitë e reja për të prekurit nga tërmeti. Një lagje e re, që ka marrë krejtësisht ngjyra dhe pamje tjetër më të bukur e më funksionale.

“E pikturuar nga natyra dhe e rindërtuar për banorët fantastik të Lalzit, një lagjje e re, më e bukur, më e plotë, dhe më funksionale po ndërtohet në Lalëz, të Ishmit. Takova dhe falenderova çdo punonjës që po punon pa ndalur, që familjeve të prekura nga tërmeti, t’i rikthehen shtëpitë e tyre. *momente nga lagjja e re”, shkruan deputeti Çyrbja krahas fotove më poshtë.