Ani Dyrmishi dhe Aldo Çelaj janë dy kandidatët për kryetar të Këshillit të ri Bashkiak të Durrësit, të dalë nga zgjedhjet e 14 majit.
Sot ka nisur mbledhja e parë e KB Durrës, dhe anëtarët e rinj të KB kanë votuar për të zgjedhur midis dy kandidatëve, të cilët janë dy emra të zgjedhur nga PS. Dyrmishi ka mbajtur detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak në mandatin e fundit.
Ndërkohë ka kaluar pika e parë e rendit të ditës, ku u bë konstituimi i këshillit bashkiak, Zgjedhja e komisionit të mandateve; Verifikimi i mandateve dhe miratimi i mandateve të anëtarëve të këshillit bashkiak si edhe betimi i këshilltarëve.
Në mbledhje janë të pranishëm 49 anëtarë të KB, nga 51 që janë në total.