“Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin dhe i garantoj se do të vazhdojmë punën për transformimin e qytetit tonë drejt një qyteti turistik evropian”. Kështu shprehet kryebashkiakja Emiriana Sako pas përfundimit të procesit të konstituimit të këshillit bashkiak të Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako shprehet se së bashku me të gjithë anëtarët e këshilli bashkiak do të punojnë në funksion të interesave të Durrësit dhe qytetarëve të tij.

Postimi i plotë:

U zhvillua procesi i konstituimit të këshillit bashkiak të Durrësit ku u zgjodh kryetari i tij Ani Dyrmishi, dy zëvendëskryetarët dhe përfaqësuesit në këshillin e Qarkut Durrës.

Pas betimit përpara këshillit bashkiak si kryetare e bashkisë së Durrësit shpreha besimin se së bashku me të gjithë anëtarët e këtij këshilli bashkiak do të punojmë në funksion të interesave të qytetit dhe qytetarëve.

Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin dhe i garantoj se do të vazhdojmë punën për transformimin e qytetit tonë drejt një qyteti turistik evropian.

Kjo detyrë është një privilegj por edhe një përgjegjësi e madhe që më jep mundësinë ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit pa asnjë dallim. Kam detyrimin ti shkoj deri në fund të gjitha angazhimeve që kemi marrë përpara qytetarëve. Jam krenare që të gjithë së bashku do të jemi bashkëudhëtarë në një etapë të rëndësishme të zhvillimit të qytetit tonë përmes projekteve madhore.